back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli kërkon nga Franca e Gjermania vendimmarrje të shpejtë për liberalizim...

Kadri Veseli kërkon nga Franca e Gjermania vendimmarrje të shpejtë për liberalizim të vizave – Kosova e gatshme për Samitin e Parisit

Të ngjajshme

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Moti mbi vendin tonë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) parashikon për të martën...

Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.

Në takim i diskutua për Samitin e Parisit, për zhvillimet politike në vendin tonë dhe rreth tij, raportet me fqinjët dhe në mënyrë të veçantë për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Kryeparlamentari Veseli falënderoi zyrtarët e lartë gjermanë dhe francezë për mbështetjen që vendet e tyre i kanë dhënë Kosovës në etapa të ndryshme, si dhe për interesimin e tyre të vazhdueshëm edhe për proceset aktuale dhe ato të cilat e presin vendin tonë në të ardhmen.

Veseli konfirmoi qëndrimin e institucioneve të Kosovës për të arritur marrëveshje përfundimtare me Serbinë, e cila do thotë njohje e pavarësisë Kosovës nga Serbia dhe do t’i hapte rrugë shtetit të Kosovës për anëtarësim në OKB dhe organizmat e tjerë ndërkombëtarë, si dhe do të normalizonte raportet midis Kosovës dhe Serbisë, si vende të pavarura dhe sovrane.

Në këtë funksion, ai tha se takimi i Parisit paraqet një rast për të rifilluar dialogun, deri në marrëveshjen përfundimtare dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

Kreu i Kuvendit tha se Kosova ndihet e sigurt në çdo proces kur ka në krah miqtë të mëdhenj si SHBA, Gjermania dhe Franca.

Në këtë takim, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë që vendet e tyre duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranojë asnjë kusht tjetër pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Gjatë takimit me delegacionin franko-gjerman, Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe për iniciativën e tij formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.

Ai ka thënë se mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë e masakruar nga forcat paramilitare të shtetit serb dhe edhe pas 20 vjetësh drejtësia nuk i ka gjykuar kriminelët.

Andaj, siç ka thënë Kreu i Kuvendit, Tribunali është i pashmangshëm dhe do të ndodhë, ndërsa ka theksuar se drejtësia vetëm sa i kontribuon paqes së qëndrueshme mes dy popujve dhe Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz