back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleKadri Veseli i “pajton” Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin (Foto)

Kadri Veseli i “pajton” Sami Lushtakun dhe Bekim Jasharin (Foto)

Të ngjajshme

Nuk u eliminua, Toney nis ditën nga shtëpia Kapsulë!

Tash e disa ditë, Toney gjendet në shtëpinë Kapsulë. “Vetmia”...

Rukiqi: Qe pse Hekurani s’po e tregon të vërtetën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Berat Rukiqi...
- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si duket ka arritur t’i pajtojë, Sami Lushtakun e Bekim Jasharin, kryetar i Skenderajt.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari I cili tash udhëheq me komunën e Skenderajt, pasi kishte fituar si kandidatë i pavarur kishin pasur disa mospajtime, e ku nuk kishin munguar as akuzat e rënda ndaj njëri tjetrit.

Por, si duket ato tashmë janë tejkaluar, pasi siç shihet në një foto të siguruar nga lajmi.net, ata së bashku janë në qytetin e Skenderajt.

kadri

Kohë më parë Jashari kishte akuzuar Lushtakun se po nxitë asamblistët e PDK-së, që ta bojkotojnë punën në asamblenë Komunale të Skenderajt. Ai madje e kishte akuzuar Lushtakun se kishte tradhëtuar edhe Adem e Hamzë Jasharin në fillim të viteve 90-ta, kur kishte ikur në Gjermani.

Lushtaku këto akuza të Jasharit i kishte mohuar. Ai nuk është që ka pasur përplasje vetëm më kryetarin aktual të Skenderajt, por edhe më bashkëpartiakun Bekim Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz