Kadri Veseli e Xhavit Haliti, kalkulojnë votat për Demarkacion

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli duket të jetë mjaftë i zënë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Veseli përveç se po drejton seancën e jashtëzakonshme të demarkacionit, seancë kjo që ka mbetur pa u kryer qe tri vite, po merret edhe me çështje të tjera. Veseli posa i ka dhënë fjalët deputetes së PDK-së, Luljeta Veselaj – Gutaj është parë duke biseduar me Xhavit Halitin, nënkryetarin e kuvendit.
Veseli gjatë kësaj seancë është parë mjaftë i zënë edhe me telefonin e tij teksa është parë edhe i disponuar.


Lexo edheDeputeti Ramiz Kelmendi në hemodializë, nuk është në Kuvend, publikohen fotografi nga spitali
Po ashtu gjatë seancës, Veseli është parë me një zarf në dorë që me gjasë, në zarf mund ta ketë pasur listën e deputetëve të cilët kanë kërkuar fjalën.















