Kaçanik: Bastiset depoja që shfrytëzohej nga konsumuesit e narkotikëve
dp

Lexo edheXabi Alonso i bie pishmon: Gabova që startova me tre sulmues!

Një depo jo aktive në Bob të Kaçanikut dyshohet të ketë qenë duke u shfrytëzuar nga disa persona, për konsumim të narkotikëve.
Për këtë arsye, dje rreth orës 19:00, policia ka kryer bastisje në të, shkruan IndeksOnline.
Ndonëse në depo nuk ishte askush, policia ka gjetur një sirtar të dyshimtë.

Lexo edheXabi Alonso i bie pishmon: Gabova që startova me tre sulmues!
Nga sirtari u konfiskuan 31 paketime të vogla me marihuanë, në peshë prej 14.43 gramësh.
“Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/