Ka tetë fëmijë e Gjermania po do që ta dëbojë, ky është veprimi i gjermanëve për nënën kosovare
BILLI·

Rreth 20 deri 30 persona kanë protestuar në Dresden kundër dëbimit nga Gjermania të një familjeje kosovare.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë bllokimin e rrugës që protestuesit e kishin bërë në natën e të mërkurës, ka sqaruar një zëdhënës i policisë sot, shkruan tag24.de.
Ndaj dy protestuesve policia do të ushtrojë kallëzim penal pasi që ata gjatë përpjekjes së policisë për heqjen e bllokadës kishin ofruar rezistencë të ashpër ndaj tyre, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, policia njofton se nuk ka pasur të lënduar.

Lexo edheA e dini në cilën shtet evropian jetojnë 16 milionë Muslimanë??
Protesta ishte bërë për të penguar dëbimin në Kosovë të një nëne me tetë fëmijët e vet.














