Ka rigjetur formën e tij, Alvarez iu kërkon falje tifozëve të Atleticos për zhvillimet e verës

Julian Alvarez ka rigjetur formën e tij individuale.
Në dy ndeshjet e fundit, ndaj Stuttgartit dhe Deportivo La Corunas ai ka arritur të shënojë gola duke shkëlqyer me lojë.
Ndërsa pas kësaj ndeshje ai ka vendosur t’ju kërkojë falje tifozëve të Atletico Madridit, shkaku i situatës së fundit në verë ku kërkonte largimin drejt Barcelonës por që iu bllokua nga klubi spanjoll.

Lexo edheE mbuloi gojën, Neymar Jr përjashtohet me karton të kuq
“Doja t’u kërkoja falje tifozëve tanë për fjalët e mia gjatë Kupës së Botës. Ishin një gabim. Si mënyra se si i thashë ashtu edhe koha”, tha për Movistar. “Sidomos sepse e kuptoj pse tifozët ishin të zemëruar. Edhe unë do të isha i zemëruar nëse do të isha tifoz”. “Aq më shumë duke pasur parasysh sa shumë më kanë mbështetur. Ata kanë qenë shumë bujarë dhe e vlerësoj shumë këtë. Dua gjithashtu të falënderoj ekipin sepse më kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe”. “Po ndihem gradualisht më mirë. Jam mirënjohës ndaj të gjithë shokëve të ekipit sepse më kanë mbështetur. Po punoj për t’u përmirësuar. Jam ndjerë më mirë në ndeshjet e fundit, si fizikisht ashtu edhe me topin. Dua ta ndihmoj ekipin dhe të jap më të mirën time”. “Kur ndihesh mirë në jetë, kjo duket në fushë. Edhe pse jemi profesionistë, gjithçka ka një ndikim. Ndihem mirë dhe gati të garoj për gjithçka”. “Shpresoj që, përmes punës së palodhur dhe përulësisë, ta ndryshoj këtë situatë”, u shpreh Alvarez./IndeksOnline/














