BallinaLajmeKa filluar zgjidhja e problemit të trajtimit të ujërave të zeza në...

Ka filluar zgjidhja e problemit të trajtimit të ujërave të zeza në disa fshatra të Skenderajt

Të ngjajshme

Donnarumma: Kartoni i kuq vendimtar, kështu e ka futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar...

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Ka filluar zgjidhja e problemit të trajtimit të ujërave të zeza të fshatrave Tushilë, Kopiliq i Poshtëm dhe Açarevë, me incizimin gjeodezik të terrenit, që ka nisur nga Fabrika e Ujërave të Zeza në Llaushë.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar vendin ku do të nis realizimi i projektit, përkatësisht te Fabrika e Ujërave të Zeza.

Me përfaqësuesit e kompanisë Vizioni Project, që merret me hartimin e projekteve, kanë diskutuar detajet e realizimit të projektit.

Siç ka njoftuar kryetari Nura, Në kolektor do të kyçen shkarkimet e rrjetit të kanalizimit të fshatrave Tushilë dhe Kopiliq, si dhe do të lidhet shkarkimi i gypit kryesor nga Runiku dhe Turiqeci me të gjitha fshatrat përreth, që konfiguracionin e shkarkimit e kanë në këtë kolektor.

Në këtë kuadër, do të nisin shpejt punimet edhe në degëzimet e lagjeve të Tushilës, si dhe incizimi i terenit për kanalizim fekal në rrjetin e lagjeve të Kopiliqit të Poshtëm dhe Açarevës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe pemëMund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i 6 persona, pemë dhe natyra

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz