“Ka ca bullgarë aty që s’dinë mirë as shqip me folë”, babai i Elijonës shkakton irritim me deklaratën për Labinot Rexhën
dp

Lexo edhe“Edhe mua më nevojiten përqafime ndonjëherë”, Klodi i thotë Elijonës kur ajo e përqafon

Gjatë bisedës, ai foli për eksperiencën e saj në format, mbështetjen që po merr dhe sfidat që ka hasur brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Megjithatë, një moment i veçantë nga kjo paraqitje live ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet. Në një pjesë të transmetimit, ai dëgjohet duke përdorur gjuhë ofenduese ndaj këngëtarit Labinot Rexha, duke u shprehur: “Ka edhe ca bullgarë aty që kanë mbet hala, që s’e dinë as mirë shqipen me e fol…”.
Kjo deklaratë u interpretua nga shumë përdorues si një tallje e drejtpërdrejtë me origjinën e artistit nga Rahovec, gjë që nxiti kritika dhe debat të fortë online.
Komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, ku një pjesë e publikut e konsideroi deklaratën të papërshtatshme dhe ofenduese, ndërsa të tjerë e panë si reagim emocional të një prindi që po mbron vajzën e tij.

Lexo edhe“Edhe mua më nevojiten përqafime ndonjëherë”, Klodi i thotë Elijonës kur ajo e përqafon
Pavarësisht polemikave, vëmendja mediatike rreth situatës ka rritur edhe më shumë interesin për zhvillimet e fundit në reality show.