Është bërë një vit që kur Elona Syla nga Tica e Skënderajt u nda nga kjo jetë. Pasditja e 22 nëntorit e vitit të kaluar ishte e kobshme për nëntë vjeçaren, pasi një makinë e përplasi për vdekje, shkruan Drenicapress.
Vdekja e saj preku të gjithë, dhe vazhdon të na dhembë edhe sot, ngase një vajzë e re dhe bukur u largua shumë herët nga kjo jetë.
Një vit më pas, Elonën e ndjerë e kujton mësuesja e saj, Anita Veliqi-Gashi, e cila e ka vizituar tek varri dhe më pas ka shkruar këto fjalë për të ndjerën.
NJE VIT PA TY ELONA
Ditët iken por koha nuk shëron dhimbjen dhe mallin që kemi për ty e dashura Elona. Sot u bën një vit qe kur ike ti, na mungon shumë mësueses, shokëve dhe shoqeve të cilet të deshten shumë. Ata sot shkruajn poezi për ty dhe janë shumë krenar që kishin një shoqe ashtu siq ishe ti Elona. Në klasë sot na shoqëron fotografia jote e unë vjedhurazi ndalem shikoj po ata sytë e tu më duket se me ndjekin gjatë gjithë kohës. Sot qëndrova afër teje të flisja por ti nuk me dëgjoje, por sot neser dhe gjatë gjithë jetës do të mbetësh në zemren time. Do të jesh udhërrefyes për të gjithë. Më mall të kujton mësuesja, shokët dhe shoqet që të deshten shumë.





