back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeJu Flet Hashim Thaçi - 30-vjeçarit me emrin e Presidentit, po i...

Ju Flet Hashim Thaçi – 30-vjeçarit me emrin e Presidentit, po i hapen dyert kudo

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Prania e Hashim Thaçit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e ngriti në këmbë gjithë institucionin më të madh shëndetësor në shtet. Të gjithë mjekët ishin futur në dhomën e reanimimit të emergjencës me të marrë vesh se Hashim Thaçit i kishte mbetur mishi në fyt. Por, dëshpërimi i mjekëve kishte ardhur kur panë se nuk bëhej fjalë për presidentin aktual të Kosovës. Ky Hashim Thaçi, i cili është me profesion rrobaqepës, tregon përjetimin e asaj dite që gati i mori jetën. Gazeta Express sjellë rrëfimin e 30-vjeçarit nga Prishtina i cili ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me Presidentin aktual të Kosovës.

Ia pa hairin emrit të cilin e mban. Hashim Thaçi 30-vjeçar nga Prishtina ka pasur shumë histori interesante që lidhen me emrin  e tij. Në secilin vend ku ai kishte shkuar, secilit person të cilit i ishte prezantuar, ai kishte marrë reagime. Madje, në përshtypjen e parë, kur Thaçi prezantohet, të bën të mendosh se po bën shaka.

I riu nga Prishtina Hashim Thaçi, për Gazetën Express, ka rrëfyer disa ngjarje që atij i kanë ndodhur për shkak se mban emrin e njëjtë me Presidentin e Kosovës.

Para do kohe Thaçi kishte pasur disa probleme shëndetësore. Derisa ishte duke ngrënë ushqim, atij i kishte mbetur një copë mishi në fyt. Familjarët me nxitim e kishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Me të dëgjuar emrin e tij, kishte ndodhur një habi e mjekëve dhe një “hllakamë” e vërtetë në spital.

“Ka ardhur Presidenti Hashim Thaçi”, kishin thënë mjekët e infermierët e QKUK’së, duke shkuar me nxitim që të gjithë në dhomën 4 të reanimimit të emergjencës. Për këtë ngjarje për Express, të hënën, ka rrëfyer i riu nga Prishtina.

“Ka qenë një ngjarje interesante që e kam pasur në QKUK. E kam pas një problem shëndetësor. Atje kam shkuar dhe ka pasur një efekt goxha të madh shkuarja ime atje, në spital.  Djali i axhës që më ka shoqëruar në QKUK u ka thënë se erdhi Hashim Thaçi dhe ka probleme shëndetësore. Më pas janë grumbulluar mjekët, motrat, e gjithë salla u mbush duke e kërkuar Hashim Thaçin. Më kërkuan dokumentacionin, pasi që ua dhashë letërnjoftimin ata e vërtetuan që ky jam unë e jo presidenti”, thotë i riu nga Prishtina.

Letërnjoftimi i Hashim Thaçit

Tutje ai tregon se ka marrë disa privilegje në jetë në bazë të emrit që e mban.
Ky Hashim Thaçi, i cili është me profesion sociolog, thotë se gjatë kohës së studimeve edhe profesorët e ngatërronin me kryeministrin e atëhershëm, i cili tash është president i vendit.

“Profesorët me thërrisnin president. Gjatë orës së mësimit kur pyeteshim, erdhi radha ime. Më pyeti profesori si e kam emrin, thash Hashim Thaçi. Më shikoi e më tha ‘si?’, thash ‘po, po – Hashim Thaçi’. Pas kësaj profesori më liroi nga ligjëratat. Mos hajde ma, tek unë e ke të kryme”, tregon ai.

Hashim Thaçi

Edhe në një pikë kufitare të Kosovës atë e kishin ndaluar policët doganorë. Madje, shokun e tij që e shoqëronte në veturë ata e kishin cilësuar si turpërojë të tij.

“Isha me djalin e tezes në një pikë kufitare. I dorëzuam dokumentet. Duket aty Hashim Thaçi, menjëherë e pyesin atë. I thonë ti je shoferi, merri dokumentet e dorëzoja Hashim Thaçit që gjendet prapa në veturë”, rrëfen 30-vjeçari nga Prishtina.

Hashim Thaçi, me profesion është rrobaqepës. Ai tash e disa vite e ka regjistruar biznesin e tij në të cilin i ka punësuar dy persona.

“Kur e kam regjistruar biznesin në MTI, brenda ditës mi kanë kryer të gjitha procedurat. Dhe aty për një ditë e kam hapur biznesin të cilin tash e udhëheq. Arsyetimi ishte që Hashim Thaçi po hap biznes”, thotë ai.

Dyçani i llobaqepësisë i Hashim Thaçit

E, si çdo i ri tjetër nga Kosova Thaçi me entuziazëm po e pret liberalizimin e vizave.
“Me kalimin e demarkacionit i kemi hapur vetes edhe një mundësi për liberalizimin e vizave”, thotë ai.

Si pasojë e emrit që Hashim Thaçi mban, për çdo ditë i shkojnë edhe dhjetëra mesazhe në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve, duke e uruar, e në disa raste edhe duke e kritikuar për pozitën e presidentit të Kosovës./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz