back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaSportJose Mourinho i bën një homazh të bukur Sir Bobby Robsonit

Jose Mourinho i bën një homazh të bukur Sir Bobby Robsonit

Të ngjajshme

Jozi merr bakshish në koncert, veprimi bëhet viral

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri,...

Jose Mourinho i bën një homazh të bukur Sir Bobby Robsonit

Benfica e Jose Mourinhos do të zhvillojë ndeshjen e...

Abdixhiku: Jemi partia e parë në vend me vota nga diaspora

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Benfica e Jose Mourinhos do të zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastles.

Dhe kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për portugezin, pasi që kjo skuadër është ish-skuadra e mentorit të tij të ndjerë, Sir Bobby Robson.

Mourinho, kishte për të thënë fjalë të mira për Newcastle si dhe për të ndjerin Robson.

“Shkëmbeva disa fjalë me Bobby-n kur u ktheva këtu sot. Është një emocion i madh. Kur hyj këtu, ndihem afër tij. Në këtë stadium, njerëzit nuk vijnë këtu për të parë ndeshjen, ata vijnë për të luajtur përkrah ekipit”, pohoi Mourinho. “Ky qytet ka një kulturë krejtësisht të ndryshme nga Londra dhe klubet e mëdha si Chelsea, Tottenham dhe Arsenal. Më pëlqen të vij këtu për të luajtur. U kam thënë lojtarëve të mi, është bukur, se është një atmosferë e jashtëzakonshme në këtë stadium dhe në këtë qytet”, deklaroi Mourinho gjatë konferencës.

Mourinho, kishte qenë përkthyes i anglezit gjatë kohës ku anglezi ishte te Sportingu dhe Porto si dhe po ashtu ishte asistenti i tij te Barcelona.

Robson, kishte ndërruar jetë në vitin 2009 pasi ishte sëmurë me kancer.

Kujtojmë se ndeshja Newcastle-Benfica, zhvillohet sonte në “St.James Park” në orën 21:00./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz