Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për të zëvendësuar Ronaldon si kapiten i Portugalisë
dp

Lexo edheInteri synon përforcimin e mbrojtjes me yllin e Crystal Palace, Chivu e pëlqen shumë amerikanin

Pas pensionimit të Cristiano Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar, Portugalia pritet të ketë një kapiten të ri.
Përzgjedhësi Jorge Jesus ka përmendur pesë futbollistë që mund ta bartin shiritin e kapitenit, duke theksuar se vendimi nuk varet nga preferenca e trajnerit, por nga numri i paraqitjeve me Kombëtaren, shkruan Indeksonline.
Në krye të listës është Bernardo Silva me 115 ndeshje, i ndjekur nga Bruno Fernandes me 97, Rúben Dias me 84, João Cancelo me 77 dhe Rúben Neves me 73 paraqitje.

Lexo edheInteri synon përforcimin e mbrojtjes me yllin e Crystal Palace, Chivu e pëlqen shumë amerikanin
Jesus zbuloi gjithashtu se të pestë këta futbollistë kanë punuar më parë me të në nivel klubesh.
Kështu, pas epokës së Ronaldos, Portugalia pritet t’ia besojë udhëheqjen një prej emrave më me përvojë të gjeneratës aktuale. /IndeksOnline/