back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajmeJolevski, Spasovski dhe Poposki: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

Jolevski, Spasovski dhe Poposki: Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE

Të ngjajshme

Policia parandalon kontrabandën me keca

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet policore kufitare nga Muqivërca,...

Molliqaj për Dimal Bashën: Kryetar u zgjodh një palaço

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë...

Republika e Maqedonisë nuk ka zgjedhje tjetër dhe se më fuqishëm do të vazhdojë me reformat në rrugën euroatlantike – anëtarësimin në NATO dhe BE dhe u tregua si partner i besueshëm në zgjidhjen e krizës së refugjatëve.

Ky është qëndrimi i përbashkët i ministrave të punëve të brendshme, mbrojtjes dhe të punëve të jashtme, respektivisht Oliver Spasovski, Zoran Jolevski dhe Nikolla Poposki, në konferencën e sotme ”Ndikimi i sfidave globale të sigurisë mbi Evropën dhe Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e trajtimit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca u organizua nga Sekretariati për çështje evropiane, si pjesë e projektit ”Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE-së”, financuar nga Mbretëria Norvegjeze.

Kontributi i Maqedonisë në misionet e paqes në Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë, tregon se vendi është një partner serioz i bashkësisë ndërkombëtare në vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz