Joksimoviq tregon nëse anëtarësimin i Serbisë në BE varet nga Kosova

Ministrja e re serbe e Integrimeve evropiane, Jadranka Joksimoviq ka folur për rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke i komentuar të gjitha kriteret që ky shtet duhet t’i plotësojë.
Si një nga kriteret vazhdimisht është përmendur edhe dialogut i Serbisë me Kosovën, por ministrja serbe ka thënë se rruga e shtetit serb drejt Bashkimit Evropian, nuk varet nga Kosova, shkruan Politico.
“Në provesin e negocimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë dy palët: vendi kandidat dhe BE-ja. Nuk është e drejtë që të futet një palë e tretë në procesin e integrimit evropian, edhe pse Prishtina do të veprojë që të na bllokojë. Megjithatë, reformat dhe kriteret e Kopenhagës, qeverisja e mirë, dhe programi ekonomik janë të rëndësishme, ose të paktën kështu duhet të jetë”, tha Joksimoviq, transmeton lajmi.net.

Lexo edheVdes akrobati në Madrid, bie nga 30 metra lartësi para 35.000 spektatorëve (VIDEO)
Ajo foli edhe për gjendjen e serbëve në Kosovë, ku insistoi në formimin e Asociacionit.
“Kërkesa e qartë është për përparimin e popullit tonë në Kosovë, sidomos detyrimi i Prishtinës për formimin e Asociacionit”, ka thënë ministrja serbe e integrimeve.
Ajo është shprehur e bindur se deri në vitin 2021 Serbia do të jetë anëtar i BE-së.














