Jo veç në Lipjan, parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës edhe nëpër Prishtinë
BILLI

Lexo edheShihni si hajduti kryen vjedhje në mes të Durrësit, fiksohet nga kamerat (VIDEO)

Parulla kundër Lëvizjes Vetëvëndosje janë shfaqur nëpër rrugët e kryeqytetit, pas fotos që u publikua ditë më parë në medie ku shihej aktivisti i këtij subjekti Xhelal Sveçla duke pirë kafe me të ashtuaquajturin shefin për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në kuadër të një konference rajonale.
Në këtë konferencë kishte marr pjesë edhe lideri i kësaj partie, Albin Kurti.
Grafitet të cilat janë fotografuar nga një sinjalizues në sheshin “Zahir Pajaziti” përmbajnë parullën “Jo Vetëvëndosje por negociata. Mashtrues dhe nënshtrues” si dhe fotografitë e Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit.

Lexo edheShihni si hajduti kryen vjedhje në mes të Durrësit, fiksohet nga kamerat (VIDEO)
Mësohet se grafite të tilla janë shfaqur edhe në qytetet e tjera dhe janë pjesë e një ndërmarrje të përbashkët të organizuar.
Deri më tash nuk është bërë e ditur se kush i ka bërë këto grafite por që ato përçojnë mesazh politik , në kohën kur Albin Kurti pritet ta marr përgjegjësinë për drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës, në bazë të rezultatit të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit.