back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme“Jo s’kokit kanë komandanta, jo s’paskeni luftu – e pështirë”, Gorani i...

“Jo s’kokit kanë komandanta, jo s’paskeni luftu – e pështirë”, Gorani i ashpër me reagimet dhe cilësimet pas deklarimeve të Rubin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

James Rubin ka dëshmuar në Hagë në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Në media sociale pastaj shumë deklarata janë interpretuar në atë formë që akuzohen ish-krerët e UÇK-së që “nuk kanë luftuar”, e “nuk kanë qenë komandantë”.

Gazetari Dukagjin Gorani ka thënë në “Pressing” të T7 se deklaratat e tilla në media sociale në rastin më të butë janë të pështirë.

“Sot nëpër media sociale është duke u zhvilluar lufta që vazhdon mes blloqeve politike për çështje të pushtetit, realisht është elektorale. Ajo që mendoj është jokorekte bartja e kësaj lufte edhe kontaminimi i së kaluarës si përpjekje me fitu poena në betejën e sotme. Kjo gjithmonë më ka penguar edhe mendoj që padrejtësisht nga ana e shoqërisë sonë. Një pjesë  e politikës sonë është sjellë padrejtësisht me rezistencën e armatosur. Pasi askujt nuk i ka shkuar mendja që kemi me qenë të lirë, lëre më me pas kësi telashe kush do të bëhet kryetar Kuvendi. Atëherë e kemi pasur veç një gajle me shpëtu prej luftës, shkatërrimit e me qenë shoqëri e lirë”.

“Sot me ardh në situatë me pa njerëz që janë gjendje që atë periudhë me përfshi në grindjet e sotme me ngjyrosh me këndvështrime partiake, jo ju spaskeni qenë komandanta, jo ju s’pakeni luftu. Është e pështirë në rastin më të butë”, ka thënë Gorani. /Gazeta Expess

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz