back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme“Jo, nuk më kujtohet” – Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen...

“Jo, nuk më kujtohet” – Williams mohon se ka dijeni për ngjarjen në ish-godinën e MUP-it në Prizren

Të ngjajshme

Baneri ”UEFA Mafia” i kushton Crystal Palace me dënim nga UEFA

Problemet e Crystal Palace me institucionet e futbollit europian...

Altcoinët shpërthejnë mes rënies së lehtë të tregut kripto në gusht

Muaji gusht solli një kthesë interesante në tregun global...

Mendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Mendimi për motin – 17.09.2025 Pas depërtimit të masave më...

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë...

Dëshmitari Paul Williams mohoi se trupat gjermane kanë gjetur 15 të burgosur përfshirë edhe një person të moshuar i cili është gjetur i lidhur me pranga në një karrige dhe i rrahur e që ishte i vdekur në ish-godinën e MUP-it në Prizren.

Sipas prokurorit James Pace, kjo godinë dyshohet se është marrë nga UÇK-ja në qershor të 1999-ës.

“Këtë shembull konkret?, Jo, nuk më kujtohet”, tha Williams, duke shtuar që nuk iu kujtohen as raportimet e mediave për këtë gjë.

Dëshmitari mohoi të ketë pasur ndonjëherë kontakt me Adem Demaçin e po ashtu tha se nuk e di nëse ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Nuk kam dijeni lidhur me këtë”, deklaroi ai.

Dëshmitarit iu prezantua një libër në të cilin edhe ai ishte autor. Ky libër ishte shkruar në vitin 2001, në të cilin thuhej se disa persona nga popullata e Kosovës e kishin krijuar UÇK-në, e cila vrau policë serbë dhe persona të forcave ushtarake. Po ashtu, në atë libër, sipas prokurorit thuhej se UÇK-ja kishte vrarë edhe persona që cilësoheshin si bashkëpunëtorë, e që kryesisht ishin shqiptarë.

I pyetur se kur e kishte kuptuar që UÇK-ja vriste persona që perceptoheshin si kolaboracionistë, dëshmitari u përgjigj me “nuk e di”.

Më pas, atij iu prezantua një artikull që e ka shkruar nga fundi i 2002-ës, e që kishte formulime të njëjta për UÇK-në.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz