BallinaLajmeJep dorëheqje Kujtim Gashi

Jep dorëheqje Kujtim Gashi

Të ngjajshme

Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Policia e Kosovës ka liruar para pak minutash zëdhënësin...

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 ballë goditi...

Skenderaj: Traktor para Policisë, qindra qytetarë në mbështetje të Sami Lushtakut (VIDEO)

Situata para stacionit të policisë në Skenderaj vazhdon të...

Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Kujtim Gashi sot ka dhënë dorëheqjeje nga pozita e Këshilltarit (Asambleistit) të Kuvendit Komunal të Prizrenit, transmeton Gazeta e Re.

Përmes një postimi ne llogarinë e tij në facebook, Gashi ka njoftuar për dorëheqjen:

“Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren.

Sot kam dhënë dorëheqje nga pozita e Këshilltarit (Asambleistit) të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Dorëheqja ime lidhet me punën time si Ministër dhe me pamundësinë për të dhënë kontributin tim si këshilltar komunal, por edhe me dëshirën për të mos mbajtur dy pozita në të njejtën kohë. Gjithashtu dua t’i mundësoj një kolegut tjetër i cili do të më zëvendësojë mua në kuvendin e komunës.

Isha i nderuar që isha bartës i listës së kandidatëve për kuvendin komunal nga Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren, ku falë mbështetjes së madhe nga Ju, ne morëm 19440 vota, një rritje e jashtëzakonshme e numrit të votave nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2013.

Faleminderit shumë!
KG”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz