Jennifer Lopez reagon pas puthjes në AMA: Jam e lumtur, nuk kërkoj më burrë

Jennifer Lopez ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj personale pas performancës në “American Music Awards 2025”, ku ndau një puthje në skenë me një balerinë zëvendësuese.
Ky moment u bë menjëherë viral dhe nxiti reagime të shumta në rrjete sociale, disa prej të cilave e quajtën veprimin “të dëshpëruar” apo “të tepruar”.
E ftuar në një intervistë me Tiffany Haddish, e cila i bëri një koment me humor për “gjueti njerëzish”, JLo u përgjigj me qetësi: “Nuk po kërkoj asnjë burrë. Jam e lumtur tani. Nuk po përpiqem ta prish”, shkruan DailyMail.

Divorci i saj me Ben Affleck u finalizua në janar, por burime pranë këngëtares theksojnë se ajo është e fokusuar te vetja dhe karriera.
“Ajo ndjek këshillat e ekipit të saj dhe është e guximshme, pavarësisht komenteve negative”, tha një burim për Daily Mail.

Lexo edheKurti i akuzoi sot deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun, Lutfi Haziri ia kujton që ai ka kundërshtuar gjithçka

Lopez jo vetëm performoi, por edhe prezantoi në AMA, duke hapur spektaklin me një koreografi energjike.
Ajo njoftoi gjithashtu rikthimin e saj me një rezidencë koncertesh në Las Vegas, që nis më 30 dhjetor në Caesars Palace. Këngëtarja do të jetë edhe kryesuese e WorldPride në Uashington DC në qershor.
Duke folur për revistën People, JLo shtoi: “Kjo verë do të jetë për të festuar lirinë dhe lumturinë”. /Telegrafi/














