back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti i akuzoi sot deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun, Lutfi...

Kurti i akuzoi sot deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun, Lutfi Haziri ia kujton që ai ka kundërshtuar gjithçka

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi që i njëjti ka sulmuar partitë opozitare rreth çështjes së votimit të Albulena Haxhiut për kryekuvendare.

Haziri në reagimin e tij, i ka kujtuar Kurtit se ky i fundit ka kundërshtuar ‘‘gjithçka në këtë republikë’’.

Po ashtu, nënkryetari i LDK-së ka thënë edhe se, Kurti e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës së krijuar në kuvend.

Pos këtyre, Haziri ka thënë edhe se për agjenda të fshehura dhe veprime të njëanshme nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri, por se, votohet për përfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike.

Postimi:

Kemi votuar Presidentë dy herë, por me marrëveshje e për Republikën, që kishte besim e shpresë te populli.

Kemi votuar pa kushte e kërkesa politike, edhe pse votuesit nuk e pëlqenin, por Republika duhet të ecte para.

Tash, për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri.

As për grua e as për burrë, por për pëfaqësues që dalin nga marrëveshjet e veprimet politike, që nuk bartin njollën e kontabandës politike, por të meritës politike.

Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e di më së miri ta kuptojë kundërshtimin politik dhe e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës.

Republika, mbi të gjitha! /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz