“Je pjesë e sektit Soros”, Çani vë në siklet Ministren e Arsimit
BILLI
Lexo edheTë gjithë po e duan Halilin- Ai dhe ylli i Ligës Spanjolle gëzojnë me një shtëpi familjen nga Podujeva!
Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini ka rrëfyer në Zonë e Lirë disa nga eksperiencat e saj të mëparshme në politikë.
Shahini është shprehur se ka qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin dhe e njeh Erion Veliajn prej disa vitesh.
“Kam qenë shoqe klase me Elisa Spiropalin në Kanada në ’91-‘01 dhe shoqe pune me Erion Veliajn. Në 2013 kam punuar në Shqipëri, ku vëzhgoja zgjedhjet për një kompani gjermane”, u shpreh ministrja Shahini.
“Ti je pjesë e George Soros pra. Po nuk ishe pjesë e sektit nuk do të ishe këtu. Është logjike kjo që them unë, s’po e them në ajër”, i tha Arian Çani ministres.

Lexo edheTë gjithë po e duan Halilin- Ai dhe ylli i Ligës Spanjolle gëzojnë me një shtëpi familjen nga Podujeva!
“Unë jam këtu falë eksperiencës time”, u përgjigj Besa.
“Po, ka shumë si puna jote, por i mungon ky kriter, që nuk njohin atë…”, tha Çani.
“Ke të drejtë të bësh çdo analizë, por unë nuk pajtohem me të”, u shpreh Besa.