back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajme“Jashtëzakonisht e pamatur dhe e tmerrshme”: Liderët europianë reagojnë ndaj ofensivës së...

“Jashtëzakonisht e pamatur dhe e tmerrshme”: Liderët europianë reagojnë ndaj ofensivës së re të Izraelit në Gaza

Të ngjajshme

Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përsëriti se...

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Ministra të jashtëm europianë kanë reaguar ndaj asaj që Izraeli e ka quajtur një ofensivë të re tokësore në qytetin e Gazas sot.

CNN publikoi një përmbledhje të asaj që ata kanë thënë deri më tani:

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, e quajti sulmin e ri të ushtrisë izraelite “jashtëzakonisht të pamatur dhe të tmerrshëm”, duke thënë në një postim në X se ai do të “sjellë vetëm më shumë gjakderdhje, do të vrasë më shumë civilë të pafajshëm dhe do t’i rrezikojë pengjet e mbetura” që mbahen në enklavë.

Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, gjithashtu shkroi në X, duke thënë se “intensifikimi i operacionit izraelit në Gaza sjell më shumë viktima, zhvendosje të mëtejshme dhe zhvendosjen e detyruar të popullsisë civile palestineze. Vuajtjet e tyre tashmë janë të papërshkrueshme”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, u tha gazetarëve se ofensiva më e fundit izraelite në Gaza është “plotësisht qasje e gabuar”, duke shtuar se vendi i tij ia ka bërë të qartë qeverisë izraelite se e refuzon vendimin e saj.

Ministrja e Jashtme suedeze, Maria Malmer Stenergard, tha se vendi i saj është “jashtëzakonisht i shqetësuar” nga sulmi i ri. “Ne kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi kur këto plane u paraqitën se çdo ndryshim i territorit me forcë do të ishte një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, tha ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz