BallinaLajmeJashari zotohet se do t’ju dalë në ndihmë bujqve të Skenderajt pas...

Jashari zotohet se do t’ju dalë në ndihmë bujqve të Skenderajt pas dëmeve nga breshri

Të ngjajshme

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi...

OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha...

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se do t’i kompensojë financiarisht dëmet e shkaktuara nga reshjet ndaj bujqve të shtunën në këtë rajon.

Jashari, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se komuna ka formuar komision për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet në Skenderaj, derisa iu është lutur qytetarëve të aplikojnë në komunë për kompensim dëmesh.

“Si qeverisje komunale kemi të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim”, ka shkruar ai.

Ai ka publikuar edhe fotografi të dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut dhe breshri në tokat e mbjellura.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz