Jashari uron Kurban Bajramin: Thirrje për paqe, solidaritet dhe unitet
dp

Lexo edheRama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me të drejta të plota

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar të gjithë pjesëtarët e FSK-së, qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë të besimit mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në urimin e tij, Jashari ka shprehur dëshirat më të përzemërta për paqe, mirësi dhe begati në familjet e të gjithëve, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si moment reflektimi dhe bashkimi.
“Kjo festë e veçantë na kujton rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit, vlera këto që na bashkojnë si shoqëri dhe na forcojnë si shtet”, thuhet në urim.
Ai ka uruar shëndet, harmoni dhe lumturi, duke shpresuar që fryma e Kurban Bajramit të sjellë më shumë mirëkuptim, unitet dhe optimizëm për të ardhmen.

Lexo edheRama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë, por me të drejta të plota
“Gëzuar Kurban Bajramin!”, ka përfunduar urimin Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.