back to top
Tuesday, December 9, 2025
BallinaSportJashari pret në takim Ademin, pajtohen për thellim të bashkëpunimit mes FSK-së...

Jashari pret në takim Ademin, pajtohen për thellim të bashkëpunimit mes FSK-së dhe FFK-së

Të ngjajshme

Edi “fluturon” pas rikthimi i Dolces, e ngrit në ajër

Dolce është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP...

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot në takim Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Gjatë këtij takimi, Jashari i uroi mirëseardhjen Ademit dhe e falënderoi atë për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka ekzistuar ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sipas memorandumeve të bashkëpunimit në fuqi.

Në takim u diskutua për rëndësinë e aktiviteteve sportive, duke theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në përgatitjen fizike dhe morale të pjesëtarëve të FSK-së.

Gjithashtu u vlerësua se mbështetja reciproke dhe thellimi i bashkëpunimit nëpërmjet aktiviteteve dhe garave të ndryshme, do të ishte në dobi të dy institucioneve, si Forca e Sigurisë së Kosovës, ashtu edhe Federata e Futbollit të Kosovës.

Në fund të takimit, Jashari dhe Ademi u pajtuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen, duke shprehur angazhimin për rritjen e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përforcimin e lidhjeve ndërmjet dy institucioneve. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz