back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeJanina Ymeri pasi kandidoj për deputete: Nuk u nis kjo punë pra...

Janina Ymeri pasi kandidoj për deputete: Nuk u nis kjo punë pra lufta për transparencën e pushtetit, sot, as nuk do përfundoj sot

Të ngjajshme

“Dyfytyrësh”, Klodi dhe Benita përplasen në Post Big Brother

Sonte në Post Big Brother ka pasur një përplasje...

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë...

Ramabaja: Njëri nga kandidatët e PDK-së për president është ish-komandant i UÇK-së

Analisti Sadri Ramabaja, duke komentuar rreth çështjes së zgjedhjes...

Sot ekspertja e energjisë, Janina Ymeri u zyrtarizua si kandidate për deputete në listën e LDK-së.

Zyrtarizimin e saj e bërë i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Pas zyrtarizimit të saj, eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, filluan sulmet propagandistike ndaj Janina Ymeri e cila ka qenë një kritike e madhe për mënyrën se si Qeveria Kurti e ka udhëhequr sektorin e energjisë.
Ymeri iu përgjigj sulmeve të VV-së me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se e kupton që kandidimi i saj po merret shënjestër për propagandë politike.
Postimi i plotë:
Unë e kuptoj që sot kandidimi politik merret shënjestër për propagandë politike. Nuk u nis kjo punë pra lufta për transparencën e pushtetit, sot, as nuk do përfundoj sot.
Pse një parti në qeveri del që ka lejuar kompani me lidhje serbe në keqpërdorim të parave tona, e bën këtë sfidë nacionale e jo partiake.
Në çdo rast, kandidimi, nuk është befasi për ata që më njohin.
Për rrugën në Lidhja Demokratike e Kosovës falenderoj së pari gjithë degën në Ferizaj me kryetar Visar Azemi.
Falenderim të veçantë për të arrit kjo çështje deri në Prokurori Speciale, edhe për ndihmën në rrugëtim politik të deritanishëm, shefes së grupit parlamentar Hykmete N. Bajrami.
Në fillim dhe fund, falemnderit për mirëbesimin dhe për mundësinë që kisha të punoj në liri e drejtësi si në shtëpinë time, kryetar Lumir Abdixhiku.
Na priftë e mbara!/lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz