BallinaLajmeGjendet pa shenja jete një 32-vjeçar në Prizren

Gjendet pa shenja jete një 32-vjeçar në Prizren

Të ngjajshme

​Parashikimi i motit për sot

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Ibrahimi: Pa rishikim të buxhetit, komunat s’mund t’i realizojnë projektet e planifikuara

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka ritheksuar domosdoshmërinë e...

Mustafa: VV-ja nuk ka interesim për me dalë nga kriza

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka...

Një person është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku bëri të ditur se në banesën e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri.

“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë”, ka thënë Bytyqi.

Tutje ka bërë të ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive.

Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz