back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaJetëJakup Krasniqi sot mbushi 70 vjet, vajza e tij i bën dedikim...

Jakup Krasniqi sot mbushi 70 vjet, vajza e tij i bën dedikim prekës

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi sot mbush 70 vjet, e këtë ditë të veçantë ai sot e pret larg familjes e atdheut të tij.

Por, një urim prekës për këtë ditë të veçantë, ia bëri vajza e tij, Gresa e cila thotë se vazhdimisht po i ndjenë hapat e tij në shtëpi, zërin dhe përqafimet e tij.

“Babi në ditëlindjen tënde të 70 gjendesh larg, por të ndjejm kaq afer në gjithçka që na rrethon. Ne dhomën e ndejës ndjejm zërin tënd, ndjejm perqafimet tua që shumë herë na mungojnë. Ndjejm hapat tu të lehtë kur ecje nepër shtëpi. Ndjejm dashurinë tënde, ndjejm ndjenjen e lumturis që perçoje sa her ktheheshe nga puna. Ndjejm buzeqëshjen tënde të lehtë dhe kjo na mbanë të fort”, ka shkruar e bija e Jakup Krasniqit.

Gresa tutje ka shkruar se babai i saj në ditëlindjen e 70 po i dhuron Kosovës shumëçka, duke e falëndëruar atë.

“Babi, në 70 vjetorin e lindjës duam të falenderojm për lirinë që sot gëzojm. Urime ditëlindjen Babi rrofsh sa malet e Shqipërise ”, ishte urimi i së bijës për babain e saj në Hagë.

Në fund Gresë Krasniqi ua ka uruar të gjithëve festën e Vitit të Ri.

“Familjarë, miq dhe të dashur Shqiptarë gëzuar vitin e ri ”. Kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz