BallinaLajmeJakup Krasniqi: Ndryshimi nuk vjen me kapësit e shtetit e me kryeministra të...

Jakup Krasniqi: Ndryshimi nuk vjen me kapësit e shtetit e me kryeministra të Terminaleve

Të ngjajshme

Tkurrja e popullsisë, Shqipëria regjistroi më shumë vdekje se lindje në fillim të 2026-ës

Kurbat e demografisë shqiptare kanë shënuar një pikë kthese...

11 persona të lënduar në aksidentin që ndodhi në Prilep të Deçanit

Sot rreth orës 18:00, Policia e Kosovës ka marrë...

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Personi i afërm me Vjosa Osmanin: VV-ja synon devijojë marrëdhëniet me SHBA-në

Kandidati i LDK-së për deputet, Bardhyl Hasanpapaj ka thënë...

Jakup Krasniqi ju ka drejtuar qytetarëve të Kosovës që janë për ndryshim të politikës kosovare.

Krasniqi  përmes një apeli premton se “Nisma” do të bëhen instrument në shërbim të çdo qytetari për të përmirësuar jetën dhe rrethin e tij. Ai shkruan se ndryshimet nuk mund të vijnë me kapësit e shtetit. Me kapësit e Sistemit te Drejtësisë. Ndryshimi nuk vjen me Kryeministrat e Terminaleve te pa ligjshme e bizneseve te pista!

Më poshtë mund të lexoni apelin e Jakup Krasniqi

Apel të gjithë atyre që janë për ndryshimin

Nisma për Kosovën dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij.

Nisma do të ndihmoj çdo të re apo të ri që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë.

I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror t’i bashkohet Nismës për ndryshime se nuk do të pendohen.

Kërkojmë nga çdo familjeje që do të ndryshojë gjendjen e saj të vështirë ekonomike e sociale t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve.

I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma do t’i ndihmoj në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit a të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim.

I premtojmë çdo organizate joqeveritare që do të ndryshojë sado pak shoqërinë tonë të prapambetur ekonomikisht se me ne vjen ndryshimi i madh.

Nisma dëshiron t’ i ndihmoj cilitdo komunitet të organizuar që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike se do ketë mbështetjen tonë.

Nisma do t’i ndihmoj mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medias.

Nisma do t’i ndihmoj çdo intelektuali a akademiku, mjeku a juristi, ekonomisti a shkencëtari që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës.

Ndryshimi nuk vjen me kapësit e shtetit. Me kapësit e Sistemit te Drejtësisë.

Ndryshimi nuk vjen me Kryeministrat e Terminaleve te pa ligjshme e bizneseve te pista!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz