back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeJahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që...

Jahja Kokaj nuk kandidon për deputet: Në Kuvend flasin për gjëra që nuk i dinë – më kap dhimbja e kokës

Të ngjajshme

Gruaja e Mirit përballet sonte me të në BB VIP

Pas situatave të fundit që përfshinë Mirin brenda shtëpisë...

Operacion i përbashkët në Prizren/ Kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në...

Jasir Asani largohet nga Irani shkaku i luftës: Faleminderit klubit që më ndihmoi!

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani është larguar...

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe profesori universitar, Jahja Kokaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në një prononcim për Lajmi.net, ai deklaroi se vendimi i tij vjen si rezultat i përvojave të mëhershme në Kuvend, të cilat, sipas tij, kanë qenë të lodhshme dhe zhgënjyese.

“Unë kam vendos vetëm në mënyrë profesionale. Aty ka deputetë tylifar lloj injoranti. Unë i fitoj votat gjithmonë, por aty një numër i madh i njerëzve nuk e dinë për çfarë po flasin me të vërtetë. Nuk ka kauzalitet ajo që thonë, është diçka e trishtueshme kur shkon në dëm të kombit, shtetit dhe qytetarëve,” u shpreh Kokaj.

Ai tha se debatet e gjata e të pakuptimta në Kuvend ia shkaktonin madje edhe dhimbje koke.

“Pom kap dhimbja e kokës, kah 7 orë aty flasin për gjana që nuk i dinë hiç. Kjo është arsyeja pse nuk po dua,” shtoi ai për lajmi.net

Kokaj konfirmoi se ishte ftuar tre herë nga partia që të përfshihej në listën zgjedhore, por ai ka refuzuar.

“Tri herë më kanë thirrë me më fut në listë, por nuk po dua,” deklaroi ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz