Xhamitë e Drenasit që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm u mbushën me besimtarë të shumtë, të cilët kishin ardhur të falnin Bajramin, pas një periudhe të gjatë agjërimi, shkruan Drenica Press
Në fytyrat e besimtarëve shqiptar të grupmoshave të ndryshme, vërehej një hare dhe gëzim i papërshkrueshëm, të cilët uronin njëri-tjetrin me shprehje nga më të ndryshme si: “për hajr bajrami”, “Zoti na e past pranu agjërimin”, “Urime festa”, si dhe me shprehje të tjera urimi.
Pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, banorët e Drenasit u shpërndan në shtëpitë e tyre, për të vazhduar festën në familje dhe me vizita të ndryshme familjare.
Fotot e mëposhtme të siguruara nga Drenica Press janë realizuar nëpër xhami të ndryshme të Drenasit si: xhaminë e Zabelit, Gllanasellës, Gllobarit, Dobroshevcit, Sankocit dhe xhami të tjera. /Drenica Press/









