BallinaLajmeJa si ndodhi vrasja e 36-vjeçarit nga Rezalla në Kazino

Ja si ndodhi vrasja e 36-vjeçarit nga Rezalla në Kazino

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.P për shkak të veprave penale grabitje dhe mbajtja në pronësi kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit A.P iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Sipas gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.P më 20 mars rreth orës 18:26 në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix”, me qëllim të përfitimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme me përdorimin e forcës, në atë mënyrë që fillimisht ishte afruar tek banaku i kazinosë dhe nga i dëmtuari tani i ndjeri F.A kishte kërkuar një pije dhe kur tani i ndjeri ishte kthyer për ta marr pijen i pandehuri nga brezi kishte nxjerr pistoletën dhe ia kishte drejtuar viktimës duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ja kishte dorëzuar kuletën me të holla pastaj i pandehuri kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës, me ç ‘rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri A.P kishte marr nga viktima shumën e parave në vlerë rreth 3000 euro dhe ishte larguar në drejtim të pa njohur.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së të pandehurit, pasi që i njëjti pas kryerjes së veprës penale për një kohë ka qenë në arrati, i është shmangur organeve të ndjekjes dhe hetuesisë andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz