back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeJa shpenzimet që do t’i mbulojë kompania e derivateve ku humbi jetën...

Ja shpenzimet që do t’i mbulojë kompania e derivateve ku humbi jetën 22 vjeçari

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Krenar Jemini është i riu i cili vdiq në vendin e punës ditën e diel.

Ai gjeti vdekjen në pompën e derivative “Lab Oil”, derisa ishte duke kryer punën e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues ku edhe mori lëndime vdekjeprurëse.

Drejtori i kompanisë, Bislim Muça pohoi për Ballkani.info se shpenzimet e varrimit të 22 vjeçarit u mbuluan nga kompania ku humbi jetën i ndjeri, ndërkaq ka thënë se nuk do të mungojnë as ndihma të tjera financiare për familjen.

“Ne sigurisht do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet mortore dhe pastaj natyrisht që kompania do t’i kompenzojë për një kohë familjen e të ndjerit”, ka thënë Muça.

Ai tregoi që Krenari ka qenë njëri nga punëtorët më të mirë por vdekja e tij ishte aksidentale.

“I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”, thuhet në komunikatën e Lab Oil. /Ballkani.info/

Të Fundit

Sport

ShowBiz