back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeJa sa mërgimtar erdhën sot nga aeroporti "Adem Jashari"

Ja sa mërgimtar erdhën sot nga aeroporti “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Mbi 9 mijë mërgimtarë erdhën sot në Kosovë vetëm përmes aeroportit.

Vetëm gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit të Prishtinës kanë arritur në Kosovë mbi 9 mijë bashkatdhetarë, ndërsa janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë.

Ky është statusi i tij i plotë:

Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkë-atdhetar, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale.

Ardhja e bashkë-atdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet Kosovare që bashkohen në këto ditë festash.

Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turrma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë. Suksese.

Të Fundit

Sport

ShowBiz