BallinaSportJa sa kushtojnë biletat për ndeshjen Prishtina – Europa

Ja sa kushtojnë biletat për ndeshjen Prishtina – Europa

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj, 6 persona bëhen për spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë...

Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministri i...

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...
Prishtina synon të arrijë rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës FC Europa nga Gjibraltari dhe të sigurojë kualifikimin në rrethin e dytë të garave të Ligës së Evropës, në të cilën do të takohet me skuadrën nga Luksemburgu, Fola Esch.

Për ndeshjen e nesërme kundër FC Europa pritet të ketë edhe interesim të madh, ndërsa tashmë dihen edhe çmimet e biletave.

Tribuna jugore është e rezervuar për “Plisat”, hyrja në perëndim do të kushtojë 5 euro, ndërsa në lindje 3 euro.

Zyrtarët e Prishtinës u bëjnë apel të gjithë dashamirëve të futbollit që nesër të jenë në numër sa më të madh në stadiumin “Adem Jashari” për ta përkrahur skuadrën me synimin për të arritur suksesin historik.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe FC Europa fillon në orën 19:00, ndërsa dyert e stadiumit do të hapen në orën 17:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz