back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeJa sa deputetë do t’i ketë grupi i ri i Molliqajt në...

Ja sa deputetë do t’i ketë grupi i ri i Molliqajt në Parlament

Të ngjajshme

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Shaqir Totaj shkon me biçikletë në një tubim zgjedhor në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka vazhduar praktikën e...

Mbi 500 mijë euro borxhe në ATK, detaje të reja për ndalimin e Mozzik

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik vazhdon të...

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

Ju mund të stresoheni shumë shpejtë kur jeni para...

Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se dorëheqja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është lajm i madh.

“Të gjithë prisnim se kur Shpendi po e jep lajmin e madh, por një Kosovë e dinte që ai kishte vendosur të dilte. Kishte pasur një premtim se largimin do ta bëjë në muajin shkurt. Ai e amortizoi lajmin që në momentin kur të del të jetë një lajm i vjetër”.

“Nuk është lajmi më i madh në këtë moment”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.

“Pas dorëheqjes së tij do të kemi dy rezultate. I pari, do të kemi një kryetar të Prishtinës që për herë të parë nuk është në asnjë parti politike. Rezultati i dytë, është krijuar një grup i dytë parlamentar dhe që mund të rezultojë me formimin e një partie politike”.

“Më në fund Shpendi ua këputi litarin që e kanë pasur për fyti, 12-13 persona. Grupi i ri parlamentar do të jetë në përbërje nga 14 deri 17 deputetë, kurse Vetëvendosje do të mbesë me dhjetë. Po flas nga ato çka kam folur me të dy palët. Do të ketë grup parlamentar”.

Gashi është shprehur se sado që janë 7-10 deputetë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat brenda VV, shihet se përfaqësuesit real të tyre mbesin aty, pasi nuk kanë një qëndrim të dallueshëm nga VV

“Nëse e shohim në total nuk i ka ndodh një gjë e madhe Kosovës. Nëse kanë qenë të mirë mund të punojnë për dobinë e shoqërisë. Efekti sot në dukje është negativ vetëm në Vetëvendosje.

Gashi ka thënë se Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes nga Vetëvendosje e ka për obligim që t’ia shfaq votuesve orientimin e tij si për nga idetë, mendimi dhe veprimi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz