back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeJa punët që paguhen më së shumti në Kosovë

Ja punët që paguhen më së shumti në Kosovë

Të ngjajshme

Oriola publikon një selfie të guximshme, shfaqet me akne në fytyrë

Modelja dhe influencerja e njohur, Oriola Marashi, ka ndarë...

Dimal Basha zhvilloi takim konsultativ me presidenten Osmani

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka zhvilluar...

Rashiq kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste: S’është zgjidhja e duhur

“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur”, kështu...

Donaldi e Romeo festojnë ditëlindjen sot, urimi që i bën njëri-tjetrit

Sot është një ditë e veçantë për binjakët më...

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin për nivelin e pagave për vitet 2012-2019. Sipas këtij raporti, paga mesatare bruto në Kosovë gjatë vitit 2019 ishte 602 euro. Kjo agjenci ka dhënë detaje edhe për punët që paguhen më së shumti në vend, raporton Express.

Bazuar në këtë raport, paga më e lartë është për ata që merren me furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar. Për këtë punë, paga mesatare bruto është 923 euro.

Paga të larta kanë edhe ata që merren me informim dhe komunikim, të cilët kanë pagë bruto gati 800 euro.

Keq me paga nuk qëndrojnë as ata që merren me xehëtari dhe gurëthyes. Paga mesatare bruto për këtë aktivitet ekonomik është mbi 650 euro.

Sipas raporti të ASK’së, paga më të ulët kanë ata që merren me akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim, të cilët kanë pagë mesatere 256 euro.

“Paga mesatare bruto në vitin 2019 sipas aktiviteteve ekonomike më e lartë ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz,avull dhe ajër të kondicionuar me 923 euro pasuar nga informimi dhe komunikimi me 797 euro, pastaj xehëtari dhe gurëthyes me 657 euro, derisa paga më e ulët ishte tek Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 256 euro”, thuhet në raport./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz