BallinaLajme'Ja pse shkova për ngushëllim në familjen e Lavdrim Muhaxherit', tregon kryeimami...

‘Ja pse shkova për ngushëllim në familjen e Lavdrim Muhaxherit’, tregon kryeimami i Kaçanikut (Video)

Të ngjajshme

Florim Neziraj, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik në një intervistë rrëfen për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri. Neziraj tregon se nga kush u njoftua për vdekjen e Muhaxherit, përshkruan njohjen me Lavdrimin dhe familjen Muhaxheri.

Neziri tregon se për vdekjen e Muhaxherit është njoftuar nga familja e tij të cilët kanë bërë një kërkesë që Bashkësia Islame në Kaçanik të njoftojë qytetarët për vdekjen e tij.

“Me të ardhur në punë në mëngjes kemi pranuar një kërkesë nga familjarët e Lavdrim Muhaxherit, për të njoftuar xhematin e xhamisë së Kaçanikut se ka ndërruar jetë Lavdrim Muhaxheri në Siri. Ne, me kërkesën e tyre,  kemi bërë njoftimin në xhami dhe tani po vazhdon ceremonia e ngushëlllimit për familjen Muhaxheri në qytetin e Kaçanikut”, tha Neziraj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz