HomeJa programi i aktiviteteve për “Flaka e Janarit 2015”

Ja programi i aktiviteteve për “Flaka e Janarit 2015”

Të ngjajshme

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve...

Të gjithë po flasin për Rihannën, editoriali i saj i ri i modës po bën bujë të madhe

Fotosesioni më i fundit i Rihannës për revistën 72 është kthyer...

SHBA heq sanksionin “non grata” për Sali Berishën

Lideri i opozitës është liruar nga sanksionimi Non Grata...

Dita e çlirimit të Prishtinës, Rama: Liria u fitua me sakrificën e dëshmorëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorët...
Manifestimi “Flaka e Janarit 2015” që sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, fillon më 14 janar dhe përmbyllet me 31 janar, ditë këto që do të jenë të mbushura me homazhe e akademi përkujtimore si dhe me aktivitete kulturore, letrare e artistike, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Bujar Haziri, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, thotë se gjithçka është gati për fillimin e manifestimit.
Ky manifestim sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45
Dita e parë më 14  JANAR fillon me vizitë në FSK – Garnizoni Gjilan, mandej me homazhe te Varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet. Pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve si dhe Ndezja e Flakadanit në ora 17:00 te Platoja para Teatrit.
Më datë 17 janar, Peneli i Flakës, ekspozitë kolektive të arteve pamore dhe pastaj shpallja e fituesve të konkursit.
Më 19 janarit mbahet Xixat e Flakës, Festivali i muzikës për fëmijë.
Më 21 janar Akademi përkujtimore për Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën.
Më 21 janar mbahet gjithashtu në Akademi tjetër, ajo në përkujtim të 70 – të vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45.
Nga data 23 deri më datë 28 janar mbahet Talia e Flakës, që është Festivali i Dramës Shqipe – Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare.
Më 30 janar është Ora e madhe letrare dhe pastaj shpallja e rezultateve të konkursit letrar për poezi dhe tregim.
E më 31 janar, është Fest Flaka, Festivali i muzikës popullore në orën 19:00 në Teatër.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz