Ja për çka vinin në Kosovë dy viktimat e aksidentit ajror në Shkup
BILLI
Lexo edheDy vëllezër me mbiemrin Begaj janë gjetur të vdekur në aeroplanin e rrëzuar në afërsi të Shkupit
Që nga momenti i fatkeqësisë, Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni dhe është informuar se prej 6 të vdekurve nga rrëzimi i një aeroplani të vogël komercial, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, bizenesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali, kanë bërë të ditur burime të Gazetës Express brenda MPJ’së.
Sipas këtyre burimeve, të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën, ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut. /Express/
Lexo edheDy vëllezër me mbiemrin Begaj janë gjetur të vdekur në aeroplanin e rrëzuar në afërsi të Shkupit