Duhani mbetet rreziku më i madh nga sëmundjet kronike, duke përfshirë kancerin, sëmundjet në mushkëri dhe zemër.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se duhani është përgjegjës për vdekjen e shtatë milionë njerëzve përreth botës çdo vit.
Gjatë dy dekadave të fundit, ka pasur një reduktim të dukshëm në përqindjen e njerëzve që pinë duhan përreth botës, por OBSH-ja thotë se duhet bërë edhe më shumë në mënyrë që njerëzit të ndalojnë pirjen e duhanit, shkruan Gazeta Express.
Në mënyrë që të ndalohet konsumimi i tij, qeveri të ndryshme nëpër botë kanë vendosur rregulla më strikte ndaj kompanive të duhanit dhe përdorimit të tyre.
Disa vende janë duke implementuar strategji të reja në rregullat e tyre ndaj duhanit për të ndaluar konsumimin e tij, sidomos në mesin e të rinjve.
Këto strategji kanë bërë që një pako duhan të kushtojë shumë më shtrenjtë se më herët. Në një grafikë që Gazeta Express e ka përpunuar më poshtë, mund të shihni se cilat janë 4 vendet ku duhani kushton më së shtrenjti – gjithashtu me 4 vendet e tjera ku duhani kushton më së liri.