Ja kush e pengoi avionin zvicran të ateroj në aeroportin e Prishtinës
01

Lexo edheAksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Sot në media u raportua se një avion që po vinte nga Gjeneva në Prishtinë kishte probleme gjatë aterimit.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara ka treguar për Indeksonline se cila është e vërteta e kësaj ngjarje.
Ajo ka mohuar të ketë pasur ngrica në pistën e aeroportit siç u raportua në media në mëngjes.
Lexo edheAksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
“Fluturimi i Swiss gjatë aterimit ka hasur në sulm zogjësh dhe jo për shkak të motit. Dhe për këtë arsye ka vonesë në nisje. Për çdo informatë shtesë në realizimin e fluturimit lusim udhëtarët të jenë në kontakt me kompaninë ajrore në fjalë”, ka thënë Gara, duke shtuar se se udhëtarët të cilët do të udhëtojnë me këtë kompani, do të kenë vonesa në nisje. /Indeksonline/