back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeJa kur do të fitojmë liberalizimin e vizave, pasi Demarkacioni të kaloj

Ja kur do të fitojmë liberalizimin e vizave, pasi Demarkacioni të kaloj

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Të enjten pritet që të qitet në votim marrëveshja për Demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partive politike për ta ratifikuar atë.

Me ratifikimin e Demarkacionin do mundësohej edhe ecja përpara sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, duke theksuar se tani janë gjasat reale për kalimin e Demarkacionit, ka treguar edhe për procedurat në të cilat do kalojë Kosovë, që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në vendet Evropiane.

Në një intervistë për Indeksonline ajo ka treguar se menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit, do punohet për dorëzimin e raportit për përmbushjen e dy kritereve të fundit për liberalizimin e vizave.

“Ta themi shprehimisht se tani janë gjasat reale që të ratifikohet Demarkacioni. Me ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ne përmbyllim dhe na mundësohet dorëzimi i raportit për përmbushjen e të dy kushteve: edhe të ratifikimit, por edhe për luftën e vazhdueshme kundër krimit dhe korrupsionit, një punë që ka pasur rezultate.  Pra ky do të jetë një kriter që edhe kur të anëtarësohemi në BE do ta luftojmë atë në vazhdimësi, sepse krimin dhe korrupsionin duhet ta luftojmë në vazhdimësi”, ka deklaruar Hoxha.

Pas dorëzimit të raportit për përmbushjen e kritereve, sipas Hoxhës, pastaj mbetet procesi i vendimmarrjes nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Duke u bazuar në praktikat e vendeve tjera të Evropës Perëndimore që kanë gëzuar procesin e liberalizimit të vizave, sipas Hoxhës, procesi i vendimmarrjes merr kohë prej 3 deri në 6 muaj.

“Pas kësaj, hapi tjetër është të marrim hapin pozitiv dhe pastaj është çështja tek procesi i vendimmarrjes në institucionet e Bashkimit Evropian. Janë një sërë të nivele të vendimmarrjes, pra, janë një sërë institucione të cilat duhet të marrin vendim. Dhe duke e parë dhe krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat tashmë gëzojnë procesin e liberalizimit të vizave, procesi i vendimmarrjes te to ka marrë kohë prej 3 deri në 6 muaj”, është shprehur ajo.

Sipas saj, kur përfundon procesi i vendimmarrjes nga të gjitha institucionet, pastaj edhe caktohet data se kur hynë në efekt lëvizja e lirë.

“Kjo është pjesa kur hynë në efekt. Kur kalon procesi i vendimmarrjes nga të gjitha institucionet, pastaj caktohet data se kur hynë në efekt lëvizja e lirë dhe zakonisht ka ndodhur brenda 3 apo 6 muaj prej kur janë plotësuar kushtet”, ka shtuar ajo më tej.

Ndryshe, ajo ka thënë se po punojnë dhe po mundohen të hyjnë në agjendën e Këshilli Evropian në muajin mars, kur edhe mbahet mbledhja e radhës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz