Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do të bëjë kërkesë që të ennjten të ketë seancë të jashtëzakonshme për ta hedhur në votim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai këtë e tha në mbledhjen e dytë të Qeverisë të mbajtur sot. “Do të bëjë kerkesë për seancë të jashtëzakonshme që të ketë të enjten në ora 10:00”, ka thënë shkurtimisht Haradinaj, raporton Express.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të mëngjesit, ka thënë se në Kuvend do të shkojë Marrëveshja së bashku me aneks-marrëveshjen dhe me raportin e Shpejtim Bulliqit, mirëpo do të votohet vetëm Marrëveshja, ndërsa pjesët shtesë do të aprovohen.