Ja kur do të arrijë mbesa e Skënderbeut në Kosovë për HardhFest
dp

Lexo edheMësojeni çfarë moti na pret ditët e ardhshme

HardhFest 2016 ka arritur të sjellë për herë të parë mbesën e Skënderbeut, Sofie Kastrioti.
Sofie Kastrioti e cila është konfirmuar kohë më parë se do të jetë pjesë e HardhFest 2016 si mysafire speciale dhe si një prej performueseve, pritet që shumë shpejt të arrijë në vendin tonë.
Një prej trashëgimtareve të heroit kombëtar sipas burimeve të Telegrafit do të arrijë mesditën e të hënës në aeroportin “Adem Jashari”.

Lexo edheMësojeni çfarë moti na pret ditët e ardhshme
Ajo do të pritet nga përfaqësues të HardhFest dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në anën tjetër, ajo do të ketë edhe kohë të caktuar për takime me qytetarë dhe fotografi me ta që do të publikohen në ndërkohë në agjendën e HardhFest.