Ja ku ndodhet pema më e lartë në botë
01·

Hyperion është emri i një peme në pjesën veriore të Kalifornisë, që është 115 metra e lartë dhe që renditet si pema më e lartë në botë.
Njerëzit që e ‘zbuluan’ atë, Chris Atkins dhe Michael Taylor, kur u afruan afër një mali në Kaliforni, panë një pemë më të lartë se çdo pemë tjetër që e kishin parë ndonjëherë.
Pema është 115 metra e lartë – që i bie më e lartë se Statuja e Lirisë. Të gjithë e duan këtë pemë dhe shkojnë për t’u ngjitur në të dhe për të bërë fotografi, transmeton lajmi.net
Hyperion ishte zbuluar më 25 gusht, 2006 dhe sipas matjeve, përmban rreth 530 m3 dru dhe mendohet se është 800 vjet i vjetër, transmeton lajmi.net.

Lexo edheKëto janë dhjetë punët më stresuese në botë


















