back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeJa çfarë kërkojnë veteranët e Dukagjinit nga presidenti Thaçi

Ja çfarë kërkojnë veteranët e Dukagjinit nga presidenti Thaçi

Të ngjajshme

Përfaqësuesit e veteranëve të Pejës, Gjakovës, Deçanit dhe Istogut kanë kundërshtuar ndryshimin e ligjit për veteranët me anë të së cilit veteranët ndahen në tri kategori. Ata kërkuan nga presidenti i Kosovës, si faktor uniteti që ta kthejë prapa ligjin. Pas një takimi të Këshillit Drejtues të OVL-së në degët e tyre ata thanë se nuk pranojmë Ligjin e miratuar në Kuvendin e Kosovës duke i bërë thirrje Presidentit që mos ta nënshkruaj këtë ligj, sepse ky ligj dëmton rëndë luftëtarët e lirisë duke i kategorizuar ata.

“Ne si përfaqësues të luftëtarëve të UÇK nuk duam që bashkëluftëtarët tonë që hynë në luftë pas thirrjes për mobilizim nga Shtabi i Përgjithshëm pas marsit 1999 të kategorizohen si luftëtarë të vonshëm..!!! Sepse këta luftëtarë ja dhanë frymën çlirimit dhe lirisë së Kosovës. Këta luftëtarë dhe komandantët e tyre bënë që lufta të shtrihet në tërë territorin e Kosovës dhe njëherësh duke thyer kufijtë ku me mund e sakrificë më qindra shokë të tyre janë Dëshmorë dhe qindra e qindra tjerë invalidë të luftës..!!!”, theksojnë ata.

Andaj sipas tyre ky ligj duhet kthyer prapa që të bëhet edhe unifikimi i luftëtarëve të UÇK-së.

“Me këtë Kategorizim dëmtohen shumica e bashkëluftëtarëve tonë si Operacioni Shigjeta, Brigada 138 (Koshare), ZO e Karadakut, një pjesë e madhe e ZO të Nerodimes, pjesa më e madhe e ZO të Llapit si dhe shumë luftëtarë brenda të gjitha Zonave Operative dhe Shtabit të Përgjithshëm të cilët u rreshtuan pas marsit 1999”.

Si përfaqësues të luftëtarëve në Dukagjin ata kërkojnë që Kryesia qendrore e OVL UÇK – ta thërret sa më shpejt Kryesinë dhe Këshillin Drejtues që ta diskutojmë mashtrimin publik që kanë bërë kryesia e ngushtë dhe të tërhiqen nga kjo katrahurë e dëmshme që këta përfaqësues i kanë bërë Veteranëve të UÇK- që në periudhë të shpejt kohore pa ardhur Projektligji ne Organizatë në mënyrë klandestine në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dëmtuan dhe ndanë Veteranët e UÇK – së.

Ndryshe ata thonë se nëse këta përfaqësues nuk e thërrasin Kryesinë dhe KD brenda kësaj jave: këta nuk janë më përfaqësuesit tanë.

“Nëse ndodh që kërkesat tona nuk realizohen ne do tu bashkohem bashkëluftëtarëve që janë dëmtuar me këtë ligj dhe me të gjitha mjetet e ligjshme do t’i përdorim deri sa veteranët vendosin ndryshe për realizimin e të drejtave të unifikuara të luftëtarëve të lirisë. Nëse OVL e UÇK – në nivel qendror nuk tërhiqet nga qëndrimi i tyre (ata 3-4) individë ne do të konsultohemi me delegatët e komunave tjera dhe do ta organizojmë Kuvendin e jashtëzakonshëm të OVL të UÇK-së”, thuhet në fund të reagimit të lëshuar në emër të Abdyl Mushkolaj nga dega në Deçan, Sadri Hoxha nga dega në Gjakovë, Bekë Berisha dega në Istog dhe Gazmend Syla nga dega e Pejës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz