back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaBotëIzraeli do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në...

Izraeli do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Të ngjajshme

Zyra e BE-së inkurajon partitë politike ta konstituojnë shpejt Kuvendin

Bashkimi Evropian i ka inkurajuar të mërkurën partitë politike...

Amerika sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojnë sanksionimin e katër...

Izraeli do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë për operacionin e zgjeruar në Gazë

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë...

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se do t’i thërrasë dhjetëra mijëra rezervistë dhe do ta zgjasë shërbimin për ushtarët e tjerë për një operacion të zgjeruar ushtarak në Qytetin e Gazës.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz i miratoi planet për të nisur një fazë të re të operacioneve në disa prej zonave më të dendura të Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite të mërkurën.

Sipas planit, që pritet ta marrë pëlqimin përfundimtar nga shefi i shtabit në ditët në vijim, do të thirren 60.000 rezervistë dhe do të zgjatet shërbimi për 20.000 të tjerëve që tashmë janë në detyrë.

Ky vendim vjen në një kohë kur negociatorët po përpiqen të arrijnë marrëveshje për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, për t’i dhënë fund luftës 22-mujore, ndërkohë që udhëheqës ndërkombëtarë dhe organizata për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se një sulm i zgjeruar mund të thellojë krizën humanitare në Gazë, ku shumica e banorëve janë të zhvendosur, lagjet janë shkatërruara dhe komunitetet përballen me uri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz