back to top
Thursday, October 9, 2025
BallinaLajmeIzraeli dhe Hamasi pajtohen për armëpushim në Gazë dhe kthimin e pengjeve

Izraeli dhe Hamasi pajtohen për armëpushim në Gazë dhe kthimin e pengjeve

Të ngjajshme

Këto janë adresat e 38 Qendrave të Votimit për votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se për të mundësuar...

Italia gati të dërgojë trupa në Gaza

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, është zyrtari...

Përparim Rama premton mbështetje për fshatrat e Gollakut: Të shkojmë përpara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur ditën...

Amarildo Hoxha, kandidati i PD-së për bashkinë e Cërrikut në zgjedhjet e pjesshme

Partia Demokratike po kompleton listën e kandidatëve për zgjedhjet...
- Advertisement -

Izraeli dhe Hamasi e kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur të mërkurën vonë për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve – që është faza e parë e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gazë, e cila ka vrarë mbi 67.000 njerëz dhe ka ndryshuar Lindjen e Mesme.

Vetëm një ditë pas përvjetorit të dytë të sulmit vdekjeprurës të Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera – i cili e nxiti luftën shkatërruese në Gazë, bisedimet e tërthorta në Egjipt sollën një marrëveshje për fazën fillestare të planit 20-pikësh të Trumpit për të sjellë paqe në enklavën palestineze.

Nëse zbatohet plotësisht, marrëveshja do t’i afronte të dyja palët më shumë se çdo përpjekje e mëparshme për t’i dhënë fund një lufte që u shndërrua në një konflikt rajonal, duke përfshirë vende si Irani, Jemeni dhe Libani, duke thelluar izolimin ndërkombëtar të Izraelit dhe duke ndryshuar dinamikat në Lindjen e Mesme.

Lajmi për marrëveshjen nxiti festë në Izrael, Gazë dhe më gjerë.

Familjet e pengjeve izraelite hodhën fishekzjarrë, ndërsa palestinezët duartrokitën dhe brohoritën me shpresën se gjakderdhja do të ndalet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz