back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleIzedin Krasniqi: Skenderaj dukej i dhunuar dhe i mbërthyer nga terrori serb

Izedin Krasniqi: Skenderaj dukej i dhunuar dhe i mbërthyer nga terrori serb

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...
Ish gazetari Izedin Krasniqi rrëfen për Botapress se si kishte arritur që si i pari gazetarë të hyj në lagjen e Jasharajve më 10 Mars të vitit 1998, pas luftimeve në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars.
Ai tregon se në mbrëmjen e 9 marsit të atij viti, ishte dhanë një njoftim se me 10 mars do të bëhej varrimi i të vrarëve në Prekaz. Andaj edhe kishte vendosur që të mbulonte këtë ngjarje të madhe, e cila pa dyshim është një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës për shkak të sakricifës dhe rënies epike të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, familjes Jashari dhe pjesëtarëve tjerë.
Gazetari Krasniqi rrëfen se në mëngjesin e 10 Marsit, nga stacioni i autobusëve në Mitrovicë, i rrethuar me shumë forca policore dhe në një situatë shumë të tensionuar, në ora tetë të mëngjesit ishte nisur me autobusin e “Kosovatransit” për në Skenderaj.
Atje kishte mbërri me shumë peripeci e pas kontrollit rigoroz në disa punkte policore, falë gjindshmërisë së tij, pasi që policëve u kishte thënë se është kontabilist dhe se i mbanë librat e disa bizneseve private në Skenderaj dhe se duhet të shkoj për të punuar.
“Pamjet dhe imazhet e qytetit të Skenderajt atë paradite të 10 marsit ishin të frikshme, jepnin përshtypjen e një qyteti të boshatisur dhe pa lëvizje të njerëzve. Qyteti dukej i dhunuar dhe i mbërthyer nga terrori serb. Afër udhëkryqit që shpie kah stacioni i autobusëve dhe tregu kam ndaluar. Lëvizte një numër shumë i vogël i njerëzve, meqenëse pasiguria ishte shumë e madhe. Me shumë vështirësi e mund, takova dy miq, të cilët më dhanë disa informata të domosdoshme.”, thotë Krasniqi.
Sipas tij, kufomat e Jasharajve, bashkë me atë të komandantit legjendar Adem Jasharit ishin të vendosura një depo të materialit ndërtimor në hyrje të Skenderaj. Tregon se si shteti policor serb ishte i interesuar të bëhej varrimi i kufomave sa më parë, ndërsa që KMDLNJ kërkonte që të bëhej një ekspertizë mjeko ligjore për të vrarët, si dhe të bëhej identifikimi i të vrarëve,por që nuk pranohej nga policia serbe.
Krasniqi në vazhdim rrëfen se kah mesdita, nën përcjelljen e policisë serbe në Skenderaj janë sjellë qindra qytetarë që ishin marrë nga shtëpitë e tyre, kryesisht nga fshati Klinë e Poshtme, të cilët i kishin detyruar të merrnin lopata, kazma dhe mjete tjera pune me qëllim që të hapnin varret në fshatin Prekaz, të cilëve në një moment të moskujdesit të policëve serbë, ju ishte bashkëngjitur edhe ky.
“Ishim njerëzit e parë që hynim në lagje pas 10 ditëve të një rrethimi të hekurt dhe rezistencës heroike të Jasharajve dhe të tjerëve që ishin gjendur aty. Gjithsesi, hyrja u bë j nën përcjelljen policore me qëllim të hapjes së varreve. Dukej një udhëtim apokaliptik,për të parë vendin ishte mbajtur nën rrethim të hekurt dhe ku për tri ditë me ardhë ishin bërë luftime të ashpra midis atyre që mbronin pragun e shtëpisë dhe atyre që në mënyrën më barbare po dhunonin një popull të tërë për ta mbajtur nën pushtim”.
Sipas tij imazhet e Prekazit ishin tmerruese, ndërsa që hyrja e njerëzve në fshat po përcillej me një ulërimë të kafshëve të mbetura, ndërsa që në hyrje të lagjes së Jasharajve, afër shtëpisë së rrënuar të Hamit Jasharit ishin disa autoblinda dhe forca serbe që gjurmonin dhe në një moment aty do të sillej kufoma e Sala Jasharit, për t’u vendos në një shtëpi afër lumit.
“Pa pritur fare,forcat serbe detyruan qytetarët që në një kodrinë përballë shtëpive të Jasharajve të fillojnë hapjen e mbi 50 varreve, pra në mesditën e 10 marsit. Ishte një ditë e acartë që të ngrinte edhe shpirtin edhe trupin. Në ndërkohë filluan të vijnë njerëz nga drejtimet e ndryshme si nga Prekazi i Epërm e drejtimet tjera duke e rritur numrin e tyre në lagje. Befasisht dhe për fat të mirë të tij, nga kulmi i një shtëpie në këtë lagje do të dilte edhe një djalë që kishte mbijetuar sulmin barabar”, rrëfen i tronditur edhe sot gazetari Krasniqi.
Megjithatë, shton në fund Krasniqi, në mbrëmje Ramadan Gashi, një veprimtar i atëhershëm i LDK-së, kishte njoftuar të pranishmit se varrimi nuk do të bahet atë ditë, ndërsa që njerëzit kishin filluar të shpërndahen.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz